Foto/ Gjendja e kirurgut pas 5 operacioneve në 28 orë
Profesioni i mjekut nuk është vetëm një punë e vështirë, por edhe shumë rraskapitëse.
Kirurgu Luo Heng, ka kryer 5 operacione brenda 28 orëve. Ai gjatë natës i bëri dy kirurgji emergjente dhe pastaj edhe tri të tjera të nesërmen në mëngjes. Pas turnit jashtëzakonisht të gjatë, Heng u kap duke fjetur në dyshemenë e spitalit dhe dukej i qetë si kurrë më parë. Fotografitë ishin postuar në një faqe interneti, ku shumë njerëz e lavdëruan për përkushtimin e tij në punë. Kjo nuk është hera e parë që ne shohim fotografi të mjekësve duke fjetur në punë, por ne duhet të themi se pas 28 orësh punë, kirurgu Heng sigurisht se e meritoi një sy gjumë të mirë./Klan Kosova