Foto/Grabitja e makinës te Liqeni, autori pagoi lekë për ta parkuar


Foto/Grabitja e makinës te Liqeni, autori pagoi lekë për ta parkuar

15:05 16/07/2016

Automjeti që u grabit mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet është gjetur 800 metra larg vendit të ngjarjes, i parkuar në një parking privat, ku autori, siç deklaron roja, ka paguar dhe tarifën prej 100 lekësh.

Burime nga Komisariati numër 1 bëjnë me dije se Makina Tip Benz ML, me targa AA 515 HM, që e shihni nëpërmjet kësaj foto, të siguruar nga Televizioni Klan, është gjendur në afërsi të zonës së Liqenit të Thatë.

Thanas Naum, 34 – vjeç, me origjinë nga Pogradeci dhe banues në Tiranë, pronar i mjetit, ka mbetur i plagosur në këmbë, në rrugën e “Kosovarëve”, gjatë një tentative grabitje me dhunë, të pretenduar nga ana e tij.

Naumi ka deklaruar në polici se nuk i njeh autorët e grabitjes ndërsa ka sqaruar se i kanë dalë përpara të armatosur në momentin, kur po largohej nga hoteli ku ishte ulur për të konsumuar një kafe.

34 – vjeçari është pronar i një biznesi që merret me sistemet e kondicionimit dhe ventilimit.

Krahas pistës së grabitjes, policia po heton dhe për konflikte të tjera të të dëmtuarit.

Tv Klan






Të ngjashme