Fotografia e Zeng Yi vjen në Tiranë
Fotografitë e Zeng Yi kanë shëtitur galeritë më të njohura të botës. Mjeshtëria e tij gjithnjë tërheq vëmendjen e kritikës për estetiken, pangjashmërinë, thjeshtësinë dhe tematikën që sjell në një shkrepje. Duke i qëndruar gjithnjë larg asaj industrie të fotografisë ky gjithçka shkëlqen, objektivi i Zeng Yi, janë njerëzit e fshatit dhe varfëria materiale. Lindjen e identifikon me fëmijët ndërsa vdekjen me pleqtë.
Secila nga 40 fotografitë, që përkthehen në 4 dekada histori e Kinës, janë dëshmi e diferencës mes kulturës lindore dhe asaj perëndimore, të varfër në jetë, por të pasur në shpirt.
Profesor arti dhe dizajni, i vlerësuar me disa çmime të para, Zeng Yi është i pari kinez që ka fituar çmimin e parë “American ROSS International Award”, organizmi më i rëndësishëm i fotografeve profesioniste nga 54 vende të botes, i krijuar që në 1880.
Ekspozimin në Shqipëri e kishte një dëshirë të kahershme, por që prishja e marrëdhënieve me Kinën nuk ia mundësoi ardhjen. Ai që i përmbushi dëshirën është artisti dhe kuratori Alfred Milosh Marashi. Këto dimensione reale të fotografisë i gjeni të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar deri ne 22 Qershor. /TV KLAN