Fotografia shqiptare ndër vite
Autori: Blendi Fevziu
23:39 04/07/2012Mbrëmjen e sotme emisioni “Opinion” u fokusua te historia e Shqipërisë përmes fotografisë, duke përfshirë eventet, personazhet, arkitekturën dhe zhvillimin e qyteteve.
Për të diskutuar mbi këtë çështje ishin të ftuar drejtoresha e Arkivit Qendor të Shtetit, Nevila Nika, koleksionisti Artan Lame, drejtori i Fototekës Kombëtare Marubi, Luçiano Bedeni, koleksionistët Gazmend Bakiu, Niko Kotherja dhe fotografi Armand Sallabanda.
Në pjesën e tretë të emisionit kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani tregoi arkivën e fotografive familjes së tij, të trashëguar ndër breza, ku janë fiksuar disa nga momentet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë./tvklan.al