Foto/Hiri i vullkanit mbulon fshatrat
Një shtresë hiri ka mbuluar disa fshatra në Indonezi, pas shpërthimit të vullkanit në malin Sinabung në ishullin Sumatra.
Të paktën 7 persona mësohet se kanë humbur jetën për shkak të reve të mëdha me hi të nxehtë dhe gazi i lëshuar nga vullkani.
Sipas BBC, ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit.
Hiri mbuloi një hapësirë prej 12 kilometrash.
Vullkani në Malin Sinabung është ndër më aktivët në Indonezi. Ai ishte i “fjetur” për rreth 400 vjet deri në 2010, kur nisi të shpërthente.
Me dhjetëra persona kanë humbur jetën, sidomos në 2014 – ën, kur ky vullkan shënoi dhe shpërthimin më të fuqishëm.
Indonezia numëron më shumë se 120 vullkanë aktivë./tvklan.al