Fotoja me shqiponjën, flet një nga rekrutët shqiptarë: Ja si është e vërteta
Një nga 7 rekrutët me origjinë shqiptare, të cilët dolën në një foto duke bërë me duar shqiponjën brenda në repart, ka folur për mediat greke.
Ai është 23 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe ka emigruar në Greqi që në moshë të vogë, bashkë me familjen. Tani jeton në Kypseli... I riu ka folur për televizionin grek “Star”, me zë të ndryshuar, ndërsa ka theksuar se fotoja është bërë për qejf. 23-vjeçari ka thënë se ai dhe të tjerët që janë në foto, nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë grupi nacionalistësh shqiptarë. Gjithashtu ai ka thënë se asnjë, as nga Greqia dhe as nga Shqipëria nuk iu kishte këkruar të bënin atë foto. Mediat greke njoftuan ditë më parë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare./ tvklan.al