Fotoja perfekte i merr jetën 38-vjeçares


Fotoja perfekte i merr jetën 38-vjeçares

13:16 13/12/2020

Fotoja perfekte nuk ekziton. Kështu u mundua edhe një 38-vjeçare në Australi, por e pësoi teksa u mundua që të pozonte për të arritur diçka të tillë.

Mësohet se turistja ra nga një lartësi prej 80 metrash pasi u mundua që të realizonte një foto nga një pikë e malit.

Por fatkeqësisht 38-vjeçarja rrëshkiti dhe humbi jetën. Ajo ishte duke vizituar Parkun Kombëtar Grampians së bashku  me familjen. 

Këtyre të fundit nuk u ngeli gjë tjetër veçse të ngushëllonin veten nga skena e rëndë. Në lidhje me ngjarjen ka nisur një investigim nga policia, por vdekja e të resë deri më tani nuk cilësohet si e dyshimtë.

Autoritetet nisën menjëherë punën për të nxjerrë trupin e pajetë nga vendi ku ra./tvklan.al






Të ngjashme