Fotoja që do ju thyejë zemrën


Fotoja që do ju thyejë zemrën

08:05 02/11/2016

Andrew Brown, baba i katër fëmijëve, ka ndarë në rrjetet sociale një foto prekëse të vajzës së tij të vogël Hayleyt, e cila po lufton me kancerin.

Në foton prekëse duket një qerpik i mbetur në syrin e Hayleyt, pas disa muajve kimioterapi dhe radioterapi.

39F7B22700000578-3895500-image-a-15_1478042450004

“Ai qerpik i vetëm është mbajtur fort, për disa javë”, tha Brown i cili punon si komedian në Melburn.

Hayley u diagnostifikua në qershor me kancer pasi doktorët zbuluan një tumor pesë centimetër të gjatë brenda hundës së saj.

39F7CCA000000578-3895500-image-m-20_1478042625239

Për pasojë, asaj i thanë se duhet t’i nënshtrohej 8 muajve kimioterapi për ta luftuar.

Për të ndihmuar babanë e vajzës, gruaja e tij Leia Brown dhe miku i tyre Andrea Huggings kanë hapur një faqe që quhet MyCause për të ngritur të ardhura për ndihmë./tvklan.al





Të ngjashme