Foto/Kapet skafi me 700 kg drogë në Greqi, ishte nisur nga Shqipëria
Pesëmbëdhjetë të arrestuar, 10 grekë e 5 shqiptarë. Është ky rezultati i një operacioni ndërkombëtar i bërë nga policisë greke në ishullin Zakynthos, ndërsa janë bllokuar 700 kg kanabis që vinte nga Shqipëria. Destinacioni përfundimtar i drogës ishte Italia.
Prokurorët grek, që sipas mediave helene kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe ato italiane, kanë thënë se ngarkesa e drogës ishte nisur nga Shqipëria me një gomone dhe fillimisht u shkarkua nga trafikantët në portin e Patras. Policia greke thotë se gjatë lundrimit në det gomonia me rreth 700 kilogram u shoqërua nga 5 persona, 3 prej të cilëve emra të njohur të botës së trafikut. Më pas ata e transportuan lëndën narkotike në rrugë detare drejt Zakinthos. Autoritetet e vendit fqinj kishin marrë sinjalizime për këtë grup trafikantësh dhe që prej së shtunës në mbrëmje kishte dërguar përforcime në ishullin e Zakinthos./tvklan.al