Foto/Kur ISIS organizon “Lojrat Olimpike”
Shteti Islamik, është i njohur që vazhdimisht poston foto të ekzekutimeve makabre, por disa foto të publikuar së fundmi, tregojnë xhihadistët në përpjekje për të dhënë një tjetër imazh.
Fotografitë tregojnë fëmijë dhe të rinj që marrin pjesë në “Lojra Olimpike të Xhihadit”, që mendohet se janë organizuar në qytetin Tal Afar, të kontrolluar nga ISIS.
Nga sa duket të rinjtë marrin pjesë në lojrat e tërheqjes së litarit dhe atë të karriges, kur në sfond duke dhe shumë të tjerë që i janë bashkuar si spektatorë.
Disidentë i quajnë këto fotografi përpjekje të dëshpëruara të regjimit të ISIS, për të treguar një jetë normale të militantëve të Shtetit Islamik.
Këto foto janë postuar në Twitter nga Terrormonitor, një grup që raporton mbi aktivitetin e terroristëve në të gjithë globin dhe që tregon pikërisht përpjektet e ISIS për të dhënë një imazh ndryshe./tvklan.al