Foto/Ky është i “famshmi” mediatik që vdiq tre herë nga sulmet terroriste
Një djalë meksikan i njohur si Alfonso vdiq nga aksidenti i "EgyptAir". Pastaj përsëri në tragjedinë e Orlandos. Javën e kaluar meksikani u vra tragjikisht për të tretën herë gjatë shpërthimit në Aeroportin "Ataturk" në Stamboll.
Të paktën kjo është ajo që është thënë në raportet e lajmeve të agjensive prestigjoze. Por e vërteta është që njeriu “viktimë” në të tre sulmet është ende gjallë, dhe "pre" e një shakaje të vazhdueshme hakmarrjeje nga ana e ish-miqve, të cilët thonë se ai u detyrohet një shumë parash. Kur ndodhi ngjarja e rëndë e EgyptAir, Flight 804, fotografitë e Alfonsos filluan të përhapeshin në rrjetin social Twitter. Njëri nga shokët me adresën @sidaxmejicano ka shkruar:“Vëllai im ka qenë aty, jam i frikësuar për jëtën e tij, Ju lutem më ndihmoni”.
Por, BBc ka ka zbuluar rrengun ndaj tij dhe madje ka bërë një shkrim për këtë ngjarje. Por një muaj më pas ndodhi përsëri. Fotoja e Alfonsos u shfaq në një video përkujtimoreje mes viktimave të masakrës së Orlandos nga“New York Times”
. Videoja është redaktuar për të hequr fotografinë ditën e djeshme. Në fund, më 28 qershor, ditën që ndodhi sulmi në Aeroportin turk Ataturk, një shok tjetër me emrin @marty_batiato ka postuar fotot e tij duke thënë:“Ndihmë, vëllai im ishte atje, nuk di asgjë rreth tij. Më ndihmoni”
. Të katër shokët e Alfonsos kanë deklaruar për agjencinë e lajmeve "France24" se kishin vendosur të ndëshkonin Alfonson duke i shkatërruar reputacionin.“Ne duam që e gjithë bota ta njohë fytyrën e tij”
, thanë ata. "France24" ka arritur të gjejë njerin i njohur si "Alfonso", ku ai ka thënë:“Fotoja ime është kudo për shkak të dikujt që e filloi me shaka, pas një mosmarrëveshje ligjore. Tani fotoja imë është kudo dhe kam bërë kërkesë në BBC dhe Neë York Times të heqin fotografinë time".
Sipas ligjit meksikan, një person mund të dënohet me burg prej gjashtë muaj deri në dy vjet për shpifje mbi nderin apo dinjitetin e një individi. Por Alfonso nuk i ka denoncuar ata sepse sipas tij nuk ka më vlerë dhe se në Meksikë, asgjë nuk ndodh në këto raste./Tvklan.al