Fotolajm/ Presidenti dhe Zonja e Parë u përshendetën nga Papa Françesku
Presidenti Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani u përshendetën nga Papa Françesku sot në Vatikan, përpara fillimit të Meshës për shenjtërimin e Nënë Terezës.
Nishani dhe Zonja e Parë morën pjesë në Meshën madhështore që u ndoq edhe nga një numër i madh autoritetesh politike e fetare, si dhe nga shumë pelegrinë dhe qytetarë shqiptarë, krahas atyre të ardhur nga shumë vende të botës në këtë ditë të shënuar. Papa Françesku, pasi e shpalli Nënë Terezën Shenjtore, u shpreh ndër të tjera se ajo do të mbetet gjithmonë “Nënë Tereza”. Gjatë qëndrimit në Vatikan, Presidenti Nishani do të zhvillojë dhe një takim të veçantë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin./tvklan.al