Foto/Makina bën “saltro” në rrugë, shpëtojnë mrekullisht
Tre persona janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në aksin, Elbasan-Librazhd, në afërsi të Urës së Murrashit.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth mesditës. I plagosur ka mbetur 23-vjeçari M. H, babai i tij si dhe një shok.
I riu ka humbur kontrollin e automjetit, “Peugeot 206”, me targa AA 261 JY.
Nga video duket se tre personat që kanë qenë në makinë kanë shpëtuar mrekullisht, pasi automjeti ka bërë disa herë rrotullime.
/tvklan.al