Foto/Një prej atentatorëve të sulmit në Kishë ishte vetëm 19 vjeç
Një prej atentatorëve të sulmit të tmerrshëm në Kishë, ku prifti i saj u qëllua me thikë, të ndodhur ditën e djeshme pranë qytetit Rouen në Francë, quhet Adel Kermiche dhe ishte vetëm 19 vjeç.
Fotografitë dhe identiteti i tij janë bërë publike nga mediat ndërkombëtare. Sipas këtyre të fundit, ai ishte bërë ndjekës i Shtetit Islamik, pas sulmeve në revistën satirike “Charlie Hebdo”, ndërsa ka tentuar dy herë që të bashkohet me xhihadistët në Siri./tvklan.al