Foto/Përfshihen nga flakët dy makina në Tiranë


Foto/Përfshihen nga flakët dy makina në Tiranë

18:40 14/09/2016

Dy automjete janë përfshirë nga flakët pasditen e sotme në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, në fund të rrugës “Tish Daija”, pranë një qendre tregtare, në zonën e Komunës së Parisit.

Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se fillimisht është përfshirë nga flakët një makinë tip “Mercedes Benz”, gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Drejtuesi ka hapur krahun mjetit dhe ka tentuar të fikë zjarrin. Në momentin që ka hapur krahun nuk ka bërë të mundur ndalimin e sigurt të makinës, ku për pasojë mjeti ka vazhduar lëvizje në gjendje të lirë drejt një tjetër makine tip "Audi" që ka qenë e parkuar aty pranë. Për pasojë, në flakë është përfshirë edhe mjeti tip "Audi".

Fatmirësisht, nga flakët nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Sipas policisë, shkak i rënies së zjarrit ka qenë një defekt teknik i mjetit./tvklan.al

makina ok ok





Të ngjashme