Foto/Përfshihet nga flakët një vagon treni në Vlorë
Një vagon treni është përfshirë nga flakët ditën e sotme në stacionin e trenit në Vlorë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se bëhet fjalë për një tren jashtë funksioni, që qëndronte prej kohësh në këtë stacion.
Megjithatë, flakët alarmuan policinë dhe zjarrëfikësen që shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur shuarjen e tyre.
Dyshohet se shkak për rënien e këtij zjarri të jetë bërë djegia e mbeturinave që ndodheshin në vagon.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./tvklan.al