Foto/Përplasi për vdekje këmbësorin tek Parlamenti, arrestohet 32-vjeçari
Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur rreth orës 23:00 në kryeqytet, mbrëmjen e djeshme.
Një motor i një firme sigurie përplasi këmbësorin Tajar Berati në afërsi të godinës së Parlamentit. Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Nga hetime paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte drejtuesi i motorit. Një tjetër shkak që solli aksidentin dyshohet edhe mungesa e ndriçimit në rrugë. Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e motorit “Suzuki 650”, me targë AA570, 32-vjeçarin Kledian Gjoka.