Foto/Përplasje e rëndë mes dy makinave


Foto/Përplasje e rëndë mes dy makinave

09:31 05/02/2018

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne pranë Metalurgjikut në Elbasan. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën, e për pasojë dy persona mbetën të lënduar.

Ata udhëtonin me një Renault me targa AA 864 NB, kur u përplasën me një fuoristradë me targë, AA 153 ES. Të plagosurit u dërguan drejt spitalit të Elbasanit, ku dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes shkoi policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

/tvklan.al






Të ngjashme