Foto/Pranga gjimnazistit, u kap me 410 gr kanabis
Një 18 – vjeçar, nxënës në vitin e tretë të shkollës së mesme “Sali Ceka” në Elbasan është arrestuar nga policia, pasi u kap me 410 gramë kanabis.
I ndaluari është adoleshenti me iniciale B.K, banues në Elbasan. Sipas policisë, ai dyshohet se planifikonte ta shiste drogën në ambientet e shkollës.
18 – vjeçari u ndalua pas marrjes së informacioneve në rugë operative dhe gjatë kontrollit, atij iu gjet droga, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje pranë ambienteve të shkollës.
Mbi të ndaluarin rëndon akuza për veprën penale, prodhim dhe shitje e narkotikëve./tvklan.al