Foto / Schweinsteiger martohet për herë të dytë brenda javës
Vetëm dy ditë më parë, futbollisti i kombëtares gjermane Bastian Schweinsteiger u martua në një ceremoni civile në Bashkinë e Venecias, me të dashurën e tij me tenisten Ana Ivanovic.
Por ditën e sotme çifti i sportistëve ka organizuar dhe shkëmbimin e betimeve në kishë. Në një ceremoni elegante, në kishën e “Misericordia-s” në Venezia, tenisja serbe 28-vjeçare ka ardhur e shoqëruar nga i ati veshur me një fustan të mrekullueshëm, bust në stil princeshash. E kombinuar me një vello të gjatë dhe një buqetë e vogël në dorë, bukuroshja brune shkëlqente nën diellin e Venezias. Ndërsa kapiteni i kombëtarës gjermane, kishte veshur një smoking në ngjyrë të zezë me një papion elegant. Pas ceremonisë çifti dhe të ftuarit janë larguar duke përdorur gondolat luksoze./tvklan.al