Foto/Sekuestrohen 6 kg kanabis, 4 në pranga
Policia e Elbasanit, ka arritur të sekuestrojë rreth 6 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” dhe të arrestojë 4 persona në kuadër të një operacioni antidrogë i koduar “Domosdova”
Uniformat blu kanë vënë në pranga Myzafer Saljiu, 37 vjeç, banues në fshatin Studeniçan Maqedoni, Vangjel Bogdani, 56 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Vjonilda Rozani, 30 vjeçe, banuese në Korçë dhe Aleksansdër Trpevski, 30 vjeç, banues në Shkup Maqedoni, ndërsa po punon për kapjen I.A, 54 vjeç, banues në fshatin Rrajcë.
Efektivat e policisë gjatë ditës së djeshme në Prrenjas, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qera nga ana e shtetasit I.A, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 kg lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva” dhe një armë zjarri pistoletë tip ‘Zastava”, kalibër 7.65mm.
Lënda narkotike dyshohet se do të trafikohej për në shtetin e Maqedonisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./tvklan.al