Aksidenti me 28 të plagosur, pranga shoferit të autobusit
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar gjatë pasdites shoferin e autobusit që u përmbys në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku mbetën të plagosur 28 persona.
Sipas policisë, 50 – vjeçarin Ilia Silo, me banim në Greqi, akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:40 pas mesnate, në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë". Nga 41 pasagjerët që udhëtonin me autobus, 28 prej tyre mbetën të plagosur, mes të cilëve edhe një fëmijë 1 - vjeç. Ata u transportuan në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku vetëm 12 prej tyre qëndruan për të marrë trajtim të mëtejshëm mjekësor. Dyshimet janë se futja me shpejtësi në kthesë u bë shkak për batimin e autobusit dhe rrëzimin në mes të rrugës. Tv Klan