Foto/Si kjo qenushe nuk keni parë
Një top prej pushi? Kjo është Tori, qenushja më e adhurueshme që mund të keni parë. Qenushja e rracës “Bitchon Frise”, jeton në Daegu të Koresë së Jugut me pronarët e saj, të cilët postojnë foto tepër të bukura të qenit në llogarinë e tyre në Instagram.
Ashtu si qentë e rracës së saj, Tori ka qime shumë të buta dhe të bardha. Por ndryshe nga ata, ajo ka një kokë të madhe më flokë të përkryer të bardha, të pambukta dhe në formë sferike. Qenushja Tori duket si një afrikane ose si një top i mëndafshtë gjigand.
Fotot në Instagram tregojnë se qenushja vishet nga pronarët me rroba të ndryshme dhe mban në kokë aksesorë për vajza të vogla si kapëse apo llastiqe flokësh.
Tori ka mbledhur më shumë se 64 mijë ndjekës, të cilët janë të habitur nga flokët e kësaj qenusheje.
/tvklan.al