Fotot me turistet e zhveshura u kushtojnë shtrenjtë policëve
Disa foto me turiste gjysmë të zhveshura u kanë kushtuar shtrenjtë tre policëve në Meksikë.
Qeveria ka urdhëruar pezullimin nga detyra të policëve deri në përfundimin e hetimit të nisur tashmë. Vendimi vjen pasi fotot ku shfaqen tre policët me dy turiste ‘topless’ u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale gjatë fundjavës. Fotot e policëve veshur me antiplumb dhe me armë, shkrepur gjatë një patrullimi në plazhin Cancun të shtetit Quintana Roo, u komentuan gjerësisht në publik duke sjellë edhe pezullimin e tyre. /tvklan.al