Foto/Tiranë, i vënë zjarrin pyllit për të hapur parcela për kanabis
Tiranë- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë disa hektarë , në pyllin e fshatit Zall Herr.
Burime zyrtare nga shërbimi zjarrëfikës dhe policia e komisariatit numër 5 në Kamëz bëhet me dije se zjarri është i qëllimshëm. Sipas tyre autorët kanë dashur që nëpërmjet zjarrvënjes të hapin sipërfaqe të reja me qëllim kultivimin e kanabisit në zonë. Për shkak të terrenit të vështirë 12 efektivë të zjarrëfikëse kanë mundur të shuajnë flakët pas rreth 2 orësh. Tvklan.al sjellë fotot nga vendngjarja ku duken dëmet e shkaktuara , ndërsa pak metra më larg konstatohen gropa me ujë me një sipërfaqe 15 metra katror të hapura nga autorët me qëllim përdorimit e ujit për vaditje gjatë fazës së kultivimit të kanabisit. Policia ka nisur menjëhere hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. Zall Herri është një prej zonave të evidentuara nga policia, me risk të lartë për sa i përket fenomenit të kultivimit të kanabisit gjatë viteve të fundit./ tvklan.al