FOTO+VIDEO / Bie gjatë fluturimit stërvitor helikopteri i ushtrisë, 2 të vdekur dhe 1 i plagosur
Një helikopter i forcave të armatosura u rrëzua në rrethana ende të paqarta në liqenin e Shkodrës, rreth orës 13 e 45 të mesditës së mërkurë, në afërsi të fshatit Grizhë të Malësisë së Madhe.
Zyratarisht u konfirmua vdekja e 2 prej tre anëtarëve të ekuipazhit. Kapitenit Floran Delia, 43 vjeç nga Radomira e Dibrës banues në Tiranë, baba i tre fëmijëve dhe togerit Donald Hoxha, 28 vjeç. I plagosur mbeti ushtari Gerald Baramuca 23 vjeç nga Tirana i cili pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Shkodrës u transferua në spitalin e politraumës në kryeqytet. Helikopteri i rrëzuar i tipit EC -145, është pikërisht ky që u ekspozua në ceremoninë e 7-vjetorit të anatërësimit të Shqipërisë në NATO. Banorët e zonës thanë se dëgjuan një një zhurmë të pazakontë dhe më pas të plagosurin që kërkonte ndihmë. Por Shefi i Shtafit të Përgjithshëm, Jeronim Bazo në një dalje të posaçme për mediat u tregua i rezervuar për shkaqet e mundshme të rrëzimit të helikopterit. Baze përjashtoi mundësinë që helikopteri të mos i ishte nënshtruar kontrollit teknik dhe të ketë devijuar gjatë fluturimit. Shefi i Shtabit shtoi se pilotët ishin të trajnuar brenda dhe jashtë vendit dhe se ka angazhuar të gjitha burimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e këtij aksidenti.Me vendim te Komisioni Shtetëror Floran Delia dhe Donald Hoxha u shpallën "Dëshmorë të Atdheut”
Tv Klan