Franca dhe Gjermania inkurajojnë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Franca dhe Gjermania presin që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë të rinisë shpejt.
Përmes reagimeve në Twitter Ambasada e Francës në Kosovë dhe ajo e Gjermanisë, shprehen se inkurajojnë që mes dy shteteve të arrihet një marrëveshje.
“Së bashku me kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, mbetet i gatshëm për të mirëpritur një takim në Paris”, thuhet në reagimin e ambasadës franceze.
France and Germany expect Dialogue between Kosovo and Serbia to resume soon. Together with Chancellor Merkel, President Macron remains ready to host a Summit in Paris.
— France au Kosovo (@FranceauKosovo) June 25, 2020
“Ne i mbështesim fuqishëm përpjekjet e Bashkimit Evropian, me të dërguarin e posaçëm për dialogun Mirosllav Lajçak, për të arritur përparim të rëndësishëm, në afat të prekshëm kohor, për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Qeveritë tona janë të gatshme të ndihmojnë takimin e propozuar në korrik”, thuhet në reagimin e ambasadorit gjerman Heldt.
Important commitment to dialogue, 🇨🇵🇩🇪 encourage keeping momentum. We fully support 🇪🇺 efforts with @MiroslavLajcak to achieve substantial progress in tangible time frame for comprehensive settlement. Our governments stand ready to be helpful with proposed meeting in July. https://t.co/Lv29LPzmZP
— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) June 25, 2020
Takimi i thirrur në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë nga i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell, u anulua pasi Zyra e Prokurorit Special në Hagë ka paraqitur të mërkurën aktakuzë për krime lufte kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. /tvklan.al