Franca do të protestojë ndaj shteteve që tërheqin njohjen e Kosovës
Shteti i Francës, do të dërgojë notë proteste ndaj secilit shtet që në të ardhmen do të bëjë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë dje se ka informacione se një vend anëtar i BE-së dhe anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të bëjë këtë protestë, por që s’ia ka përmendur emrin.
Është mediumi serb që raporton përmes burimeve diplomatike se ky shtet është Franca.
Ndërkaq dje Daçiç, ka përmendur se tentativa e Serbisë për të tërhequr sa më shumë njohje të Kosovës ka irrituar dikë prej shteteve anëtare të BE-së, që del të jetë Franca./Klan Kosova