Franca hap ambientet sportive


Franca hap ambientet sportive

09:00 04/07/2020

Tashmë është zyrtare! Roland Garros do të jetë turneu i parë i tenisit me publik.

Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp nga president i Federatës Franceze të Tenisit, Bernard Giudicelli, i cili zbuloi se gjatë gjithë turneut, në shkallët e impianteve do të jenë 20 mijë tifozë. Çuditërisht, në finalen e madhe të turneut, numri i personave që do të jenë prezent do të zvogëlohet në 10 mijë.

Giudicelli shpjegoi gjithashtu se si numri i spektatorëve brenda ambienteve do të jetë i kufizuar, duke adoptuar një parim që është aplikuar deri më tani në kinematë dhe teatrot franceze. 

Në 3 fushat më të mëdha, distanca mes tifozëve do të jetë me një hapësirë bosh, ndërkohë që në ato më të voglat, hapësira do të zgjerohet në 2 vende bosh.

Si rezultat, numri i spektatorëve të pranuar në ndeshjet e Roland Garros do të jetë midis 50 dhe 60% të kapacitetit normal. Turneu francez, i shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit do të mbahet nga 21 Shtatori deri më 11 Tetor, ndërkohë që biletat do të jenë në shitje duke nisur nga 9 Korriku për sponsorët dhe organizatorët, ndërsa për publikun e thjeshtë një javë më vonë.

Klan Plus






Të ngjashme