Franca hap kufirin për kamionët britanik
Do lejohen edhe udhëtimet e qytetarëve me test negativ
Franca dhe Britania e Madhe arritën një marrëveshje të martën që do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe kamionëve të mallrave të bllokuara prej dy ditësh.
Një komunikatë nga zyra e Kryeministrit Francez Jean Castex të Martën bëri të ditur se qytetarët francezë mund të kthehen në Francë nga Britania e Madhe duke filluar nga e Mërkura, por duke paraqitur përgjigjen negative të testit anti-COVID.
Shtetas të tjerë që jetojnë në Francë ose Bashkimin Evropian gjithashtu do të jenë në gjendje të hyjnë në Francë nga Britania e Madhe me një test negativ.
Sa i përket kamionëve me mallra, procedurat specifike për rinisjen e trafikut të tyre do të detajohen në orët në vijim.
Tv Klan