Franca mbërrin në gjysmëfinale


Franca mbërrin në gjysmëfinale

19:44 06/07/2018

Franca është skuadra e parë gjysmëfinaliste e këtij botërori. Përfaqësuesja e drejtuar nga Didier Deschamps kaloi edhe pengesën Uruguaj, që nuk kishte Cavani në fushë, duke e mundur me rezultatin 2 – 0 në takimin e luajtur sot në Nizhni Novgorod.

Francezët u treguan më të saktë para portës. Varane shënoi në fundin e pjesës së parë. Mbrojtësi goditi me kokë në hyrje të zonës falë edhe krosimit të përpiktë të Griezmann. Përpara se ekipet të shkonin drejt dhomave të zhveshjes për pushimin, Caseres pati një mundësi të mirë për të barazuar, por Lloris u tregua i vëmendshëm.

Goli i dytë u realizua nga Griezmann. Goditja e tij u ndihmua edhe nga gafa e portierit Muslera. Pavarësisht përpjekjeve Uruguaji nuk arriti të shënonte të paktën një gol. Franca që mbërrin në gjysmëfinalen e botërorit parë herë të parë prej vitit 2006, do të ketë kundërshtar të kualifikuarin e përballjes Brazil – Belgjikë.

Tv Klan






Të ngjashme