Franca me kryeministër të ri
Manuel Valls, kryeministri francez ka dhënë sot dorëheqjen nga posti për tu përqëndruar në kandidimin si President për zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.
Ai do të kandidojë me Socialistët në këtë garë kundër Francois Hillon, që kandidon me konservatorët dhe Marine Le Pen që është pjesë e partisë së djathë. Valls është zëvendësuar nga ish-ministri i brendshëm Bernard Cazeneuve.
Një sondazh i publikuar të martën parashikon se Fillon do të mundë zonjën Le Pen në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me 65 përqind të votave. Kryeministrin e ri të vendit e emëroi vetë presidenti Hollande.
Partia e Hollande ka shumicën në Asamblenë Kombëtare të Francës, por popullariteti i tij ka qenë i dëmtuar rëndë nga kriza e refugjatëve dhe paaftësia e qeverisë për të parandaluar një sërë sulmesh terroriste./ tvklan.al