Franca rekord kërkesash për azil, shqiptarët zënë vendin e parë


Franca rekord kërkesash për azil, shqiptarët zënë vendin e parë

16:49 08/01/2018

Për vitin 2017, Franca ka shënuar një numër rekord kërkesash nga qytetarët e vendeve të tjera që kërkojnë azil në këtë shtet.

Vendin e parë e zënë shqiptarët, të cilët kryesojnë listën duke ua kaluar edhe refugjatëve që largohen nga vendet e luftës ss Siria apo Afganistani.

Kërkesat zyrtare për azil në Francë për vitin që sapo lamë pas u rritën me 17%, duke shkuar më shumë se 100 mijë. Kjo është shifra më e madhe në të paktën 40 vitet e fundit, thotë Pascal Brice, drejtori i Zyrës së Refugjatëve në Francë.

Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për azil nga shqiptarët u rritën 66% në krahasim me vitin 2016. Megjithatë, autoritetet franceze kanë vendosur një normë të ulët për pranimin e këtyre kërkesave. Vetëm 6.5% e shqiptarëve kanë përfituar statusin e azilantit, duke qenë se vendi ynë listohet në kategorinë e vendeve të sigurta.

Ndërsa për shtetasit sirianë, pranimi i kërkesave për azil ka qenë 95%, për shtetasit nga Afganistani 85% dhe 59% për personat nga Sudani. Kujtojmë se për vitin 2016, qytetarët shqiptarë që kërkonin azil në Francë renditeshin të tretët, ndërsa për vitin 2017 kryesojnë listën e azilkërkuesve. /

tvklan.al






Të ngjashme