Franca sërish me numër të lartë të të infektuarve
Franca raporton kulmin e rasteve me të infektuar pas mbylljes. Janë shënuar 3.310 raste të reja Covid-19 në 24 orë.
Duke vendosur një nivel të ri post-bllokimi për ditën e katërt me radhë. Sipas ministrit francez të Shëndetësisë, rastet janë dyfishuar këtë javë.
“Statistikat franceze të Covid janë shqetësuese: 3,310 raste të reja brenda 24 orësh pas 2,846 një ditë më parë. Mesatarja gjatë 4 ditëve të fundit është 2.250 krahasuar me rreth 1.500 javën e kaluar”.
Edhe pse maska është bërë e detyrueshme në Paris dhe Marsejë, qytetarët nuk i zbatojnë rregullat.
Në rrugët e Parisit kanë zbarkuar forcat e policisë që u kërkojnë qytetarëve të respktojnë rregullat.
Sipas ministrit francez të Shëndetësisë, edhe pse rastet akute janë të pakta, situata është e rëndë pasi po shtohen pacientët në spitale. Shifrat zyrtare të ministrisë tregojnë se po trajtohen në spital rreth 4900 persona. Ndërkohë që 380 prej tyre janë të terapi intensive. Në gjithë globin është shënuar një rekord i ri prej mbi 294 mijë infektimesh ditore nga COVID-19.
Kjo shifër e bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, jep alarmin për një rritje të re të numrit të infektimeve ditore, teksa të prekurit në gjithë botën kanë arritur në mbi 21.6 milionë, mes të cilëve afro 770 mijë kanë humbur jetën. Në krye të listës me numrin më të lartë të të infektuarve vijon të jetë SHBA, Brazili, India, Rusia dhe Afrika e Jugut.
Klan Plus