Francë, bllokohen të gjitha rafineritë e naftës në vend
Greva për ligjin e ri të punës çoi në paralizë të gjithë sistemin e karburantëve në Francë. 8 rafineritë e naftës në vend dhe mbi 2 mijë pika karburanti u bllokuan nga aktivistët kundër ndryshimeve ligjore.
Në Marsejë policia u përplas me protestuesit në tentativë për të ndërprerë bllokimin e furnizimit me karburant.
Tv Klan