Francë/Moti i keq, avioni i Kombëtares bën ulje të detyruar
Avioni në të cilin udhëtonin lojëtarët e Kombëtares Shqiptare mësohet se ka kryer një ulje të detyruar për shkak të motit të keq në Francë.
Ekipi i Kuqezinjve ishte nisur nga Lioni për në Perros Guirec, në vendin ku po qëndron ekipi shqiptar, por janë detyruar të ndërpresin udhëtimin e tyre duke ndaluar në qytetin e Brest, për ta vijuar më pas me autobuz.
Mësohet se gjendja e ekipit është e mirë dhe nuk ka asnjë problem./tvklan.al