Francezët rinovojnë fushën për Kombëtaren
Përfaqësuesja e Shqipërisë do të qëndrojë në Perros-Guirec prej 6 Qershorit. Qyteza në Veri të Francës që ndodhet buzë Oqeanit Atlantik do të jetë baza e kuqezinjve gjatë finaleve të Euro 2016.
Seancat stërvitore do të zhvillohen në stadiumin e vogël të kësaj qendre të vogël banimi. Për të përmirësuar kushtet, autoritetet lokale do të shpenzojnë 20 mijë euro. Pjesa më e madhe e parave do të shkojnë për fushën që duhet të jetë e kushteve të përcaktuara nga UEFA.
Para se të shkojnë në Perros – Guirec, futbollistët do të grumbullohen në Austri, në një kamp stërvitor prej të hënës.
Gianni De Biasi bëri të ditur listën parapraprake me 27 emra, që deri në fund të muajit do të bëhen 23. Mes kandidatëve për të qenë muajin e ardhshëm në Francë mungojnë emra si, Alban Meha apo Hamdi Salihi.
De Biasi ka preferuar Milot Rashicën në vend të Rei Manajt mes të rinjve. Në fazën përgatitore janë përcaktuar dy miqësore me Katarin në 29 Maj dhe Ukrainën në 3 Qeshor.
Tv Klan