Francezja merr me vete kanabis shqiptar, ndalohet në kufi
Një 21 – vjeçare franceze është arrestuar nga autoritetet shqiptare, në pikën kufitare të Qafë-Thanës. Marion Alain Anastasia Coudair u arrestua për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, pasi u kap me 117 fara kanabis.
Në një njoftim të sajin, policia sqaron se 21 – vjeçarja u kontrollua në dalje të Shqipërisë, ku dhe iu gjetën farat e kanabisit, që i kishte fshehur në çantë.
Çështja në fjalë i ka kaluar tashmë Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe e reja duhet të përballet me akuzën e “
Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë”.
/tvklan.al