Free Spirit eleminohet nga X-Factor


Free Spirit eleminohet nga X-Factor

12:10 23/12/2013 free spiritNjë natë dhe spektakël që do të mbahet mend gjatë nga publiku, veçanërisht ai i X Factor ka qenë mbrëmja e djeshme në Teatrin e Televizionit KLAN. Atmosferës së Festave të Fundvitit i janë shtuar edhe emocionet e forta të 10 finalistëve, të cilët kanë mahnitur me interpretimet e tyre për disa orë me radhë. Vokalet brilantë të këtij edicioni janë komentuar nga juria me doza të forta debati pas çdo performance, por nga ana tjetër nuk kane munguar notat e humorit dhe vlerësimet për secilin prej tyre.

Disa prej garuesve këtë të diel kishin zgjedhur të këndonin këngë shqiptare, të cilat sipas Alban Skënderajt mbeten më të bukurat, por edhe më të vështirat për në një konkurs muzikor. Këto performanca erdhën të interpretuara në shqip nga italiania Sarah Memmola, Grupi Free Spirit dhe Laura. Duartrokitjet dhe ovacionet e publikut x factorian janë shtuar edhe më shumë në momentin që prezantuesja, Alketa Vejsiu thërriste emrin e të mbijetuarve të garës.

Në Show Down shkuan Amadeo dhe grupi Free Spirit.

Të gjendur në vështirësi, se cili duhej ta vazhdonte apo jo garën, juria mbrëmë e pa të arsyeshme që fjalën e fundit ta thoshte publiku, i cili vendosi që me 56% të votave të shpëtonte Amadeon dhe të largonte grupin Free Spirit.

Përpos etheve që shoqëruan të rinjtë dhe tifozët e tyre, një moment mjaft i bukur mbrëmë ka qenë edhe performanca kolektive e finalistëve të X Factor 3, katër anëtarëve të jurisë, prezantueses Alketa Vejsiu, si dhe Sheilës dhe Arilenës, (dy fitueseve të X Factor 1 dhe 2) të cilët sollën magjishëm këngën, “All i want for Christmas is you”.

Me këtë urim u mbyll edhe nata e 8-të e LIVE SHOW-t, “X Factor 3” për të vijuar të dielën e ardhmshme me BEST OF - X FACTOR Albania, si dhe me 9 konkurrentët e mbetur në garë.





Të ngjashme