Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë


Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë

22:40 23/01/2014 Freedom HouseFreedom House ka publikuar raportin më të fundit për gjendjen e lirisë në botë.

Shqipëria klasifikohet si vend pjesërisht i lirë dhe ndodhet në një situatë të njëjtë me vitin e kaluar.

Raporti merr në shqyrtim zhvillimet gjatë vitit 2013. Të drejtat politike dhe ato civile vlerësohen me notën 3.

Në bazë të këtij vlerësimit  të organizatës, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nota 1 përbën shkallën më të lartë, ndërsa 7-ta, vlerësimin më të dobët.

Në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, bashkë me Shqipërinë renditet edhe Kosova, Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina.

Në rajon vlerësimi më pozitiv është bërë për Slloveninë.





Të ngjashme