FRESH 8 vjetori, Ilir Meta – (15 Janar 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
“Individet e korruptuar do të jenë objekti i luftës tonë politike”, kështu ka deklaruar kryetari i FRESH dhe kryeministri Ilir Meta para eurosocialistëve, në 8 vjetorin e themelimit të saj. Gjithashtu Meta në fjalimin e tij nuk përjashton nga goditja anti-korrupsion edhe element në pushtetin aktual, të cilët mund të rezultojnë të korruptuar. Kryeministri Ilir Meta kërkoi përkrahjen e të gjithë rinisë shqiptare për të kthyer besimi në të ardhmen e shqipërisë. Në 9 vite të jetës së tij FRESH ka mbajtur të gjallë frymën reformiste në PS. Ky forum nuk u pajtua me veprimet anti demokratike të Berishës, theksoi Ilir Meta. Qeveria do të zbatojë reformat ekonomike e administrative e do të nxisë politikat e punësimit.
Gjithashtu të rinjtë eurosocialist i përshëndeti edhe kryetari i PS Fatos Nano. Duke ju drejtuar bashkëmoshatarëve të tij eurosocialist Nano kërkoi që ata të ofrojnë sa më shumë ide e projekte konkrete. Nano shpreh besimin se ëndrra euroatlantike do të realizohet së shpejti./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame