FRESH-i, Meta për qeverinë – (26 Qershor 1999)


FRESH-i, Meta për qeverinë – (26 Qershor 1999)

09:47 26/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Konflikti Nano – Majko ka mbrritur sot në forumin më të ri socialist. E mbledhur për të diskutuar rreth ristrukturimit të FRESH-it, kryesia e tij ka anashkaluar këtë duke u përqëndruar tek data e Kongresit dhe kreu i ardhshëm i socialistëve. Zv/kryeministri Meta duke shpërfillur zërat pro Nano u shpreh se FRESH-i mbështet plotësisht qeverinë Majko.

Zv/Kryeministri Ilir Meta:- “Mendoj se edhe nga takimi i sotëm i FRESH-it u konfirmua dhe njëhërë tjetër mbështetja për qeverinë. Vlerësimi për kontributin e çmuar që dha qeveria për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Gjithashtu FRESH-i u distancua nga gjithë ato përpjekje të jashtme por edhe nga individë të caktuar brenda PS, që dëshirojnë të vlerësojnë rolin e qeverisë në zgjidhjen e kësaj krize”.

Meta ka shpërfillur gjithashtu edhe kundërshtarët brenda partisë së tij duke i cilësuar ata zhurmëmëdhenj të prirur drejt interesave personale.

Zv/Kryeministri Ilir Meta:- “Zhurmën e shkaktojnë ata që nuk merren me problemet kryesore që ka vendi por me nxjerrjen e inateve dhe mllefeve personale. Mendoj se këto zhurma janë periferike”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme