Frika nga fruthi shton kërkesën për vaksina
Era është 2 vjeç, dhe po merr vaksinën që duhej ta bënte një vit më parë. Frika e prekjes nga fruthi ka shtyrë prindërit të vaksinojnë vajzën.
Bazuar në rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, krahas fëmijëve, interes për vaksinën e fruth rubeolës kanë shfaqur edhe të lindurit në vitet 80-90.
Mjekët thonë se muajin e fundit, shumë prindër janë ndërgjegjësuar dhe po vaksinojnë fëmijët, ndërsa rastet e të rriturve janë ën rritje.
Rivaksinimi tek të rriturit sipas ekspertëve të ISHP shërben për të siguruar mbrojtje maksimale në popullatë.
Specialistët fajësojnë neglizhencën e vaksinës tek fëmijët si faktor kryesor që riktheu sëmundjen e fruthit në Europë.
Tv Klan