Frika nga komploti, dorëhiqet kryeministri
Kryeministri i Republikës Libaneze ka dhënë dorëheqjen. Ai ka deklaruar se ndihet i kërcënuar nga një komplot i mundshëm vrasjeje. Në një deklaratë për media në Arabinë Saudite, Saad Al Hariri kritikoi ashpër Iranin, duke e akuzuar për politikat që sipas tij, po shkatërrojnë shumë shtete duke përfshirë dhe Libanin.
Kjo frikë vjen edhe si pasojë e vrasjes së babait, ish kryeministrit Rafik Al Hariri, në vitin 2005.
Sipas analistëve, kryeministri ka frikën e një sulmi të mundshëm nga islamikët e Hezbollah apo dhe të shërbimeve iraniane.
“
Ne jetojmë në një klimë të ngjashme me atmosferën që mbizotëronte para vrasjes së Rafik al-Hariri
”, u shpreh kryeminstri libanez në një emisionin televiziv.
Ai gjithashtu sulmoi dhe lëvizjen islamike shia, Hezbollah, që ka shumë mbështetës në Liban.
Burimi: Klan Plus
Përgatiti: Xh.Kuta