Frika nga koronavirusi zë edhe Wanda Nara
Frika e prekjes nga koronavirusi shkatërrues ka zënë edhe Wanda Narën. Ajo ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku ka vënë një maskë për t’u mbrojtur nga infeksionet e mundshme.
Në fakt, bukuroshes i është dhënë maska kur ka hyrë në aeroportin e Fiumicino në Romë, ndaj dhe ajo nuk ka kundërshtuar. 33-vjeҫarja tregon se nuk arriti ta blinte një të tillë vetë, sepse të gjitha ishin mbaruar.
“Nuk munda ta blej, sepse ishin shitur të gjitha. Një shitëse në aeroport ma dha një të papërdorur që e kishte, sepse unë udhëtoj shumë dhe kam nevojë për të” ka shkruar Nara.
Zhvendosja e saj nga Italia në Francë e ka bërë t’i marrë parasysh këshillat, nisur edhe nga fakti se virusi gllabërues ka depërtuar në të dy shtetet ku ajo po lëviz kohët e fundit.
Klan Plus