Frika nga lopa e çmendur ul konsumin e mishit në Shqipëri – (26 Shkurt 2001)


Frika nga lopa e çmendur ul konsumin e mishit në Shqipëri – (26 Shkurt 2001)

09:23 26/02/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Frika e depërtimit të sëmundjes së lopës së çmendur në Shqipëri, ka çekuilibruar tregjet. Blerësit janë larguar tashmë nga mishi i viçit, konsumojnë më tepër mish derri dhe pule. Kjo ka bërë që çmimi i këtyre mishrave të rritet. Pas kësaj më shumë duket se po vuajnë vetë tregtarët, këtë herë nga mos fitimi.

“Në përgjithësi shitja ka rënë, sepse bëhet një propagandë jo e drejtë karshi mishit tonë, me mishin e huaj. Në qoftë se mishi jonë ka ndonjë gjë, ka organe të specializuara që merren dhe nëse ka ndonjë gjë ta dimë dhe ne, që ose të punojmë, ose ta mbyllim”.

Ndërkohë qytetarët ende të paqartësuar, i tremben një fantazme të kotë, pasi në Shqipëri nuk ka rënë kjo sëmundje./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme