Frika nga tërmeti, banorët e Gjirokastrës kalojnë natën jashtë


Frika nga tërmeti, banorët e Gjirokastrës kalojnë natën jashtë

15:59 16/10/2016

Edhe pse 65 kilometra nga epiqendra e tërmetit, në Gjirokastër lëkundjet kanë shkaktuar panik. Shumë prej banorëve kanë kaluar natën jashtë në rrugë.

Banorët e Gjirokastrës kanë ndjerë afro 8 lëkundje tërmeti gjatë natës, fortësia e të cilave ishte 4 deri në 5 ballë.

Pasiguria brenda banesave ka detyruar shumë prej gjirokastritëve që të marrin batanijet dhe të kalojnë natën jashtë, për t’u rikthyer sërish pasi situata duket më e qetë.

Tv Klan






Të ngjashme