Frika që ekziston nga përgjimet
Autori: Blendi Fevziu
23:22 24/01/2012Filma si “007”, nuk ishin thjesht trillime skenaristësh, por pasqyrime të padënshme të një pune që në disa raste është edhe profesion. Me kalimin e viteve, format me të cilat mund të përgjosh janë sa të thjeshta aq edhe të ndërlikuara.
Tema e mbrëmjes së sotme në emisionin “Opinion” është pikërisht frika nga përgjimet. Sa herë një videopërgjim del në mediat shqiptare, menjëherë krijohet një klimë tensioni dhe frike, tek pjesa më e madhe e qytetarëve.Frikë kjo që është intesifikuar gjithmonë e më shumë, vitet e fundit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën.
Bëhet fjalë për dy lloje përgjimesh, të ligjshme dhe të paligjshme. Përgjime që bëhen për efekte të punës, por edhe përgjime krejtësisht personale, që shërbejnë për shantazh ndaj personave të tjerë.
Sa ka ndryshuar shoqëria prej përgjimit? Si ka ndryshuar ajo? Si kryhen përgjimet? Për të diskutuar për përgjimet në emisionin “Opinion” ishin të ftuar Iris Luarasi, Fatos Klosi, Dritan Rreshka, Andi Tela, Blendi Salaj, Petraq Papajorgji./tvklan.al