Frika që solli koronavirusi tek të famshmit
Këngëtari i njohur Sam Smith ka deklaruar se mund të jetë i infektuar me Covid-19. Në një intervistë me prezantuesin Zane Loëe në FaceTime, Sam është shprehur se dyshon se është mbartës i virusit edhe pse nuk është testuar.
“Unë nuk u testova, por e di që e kam atë. Thjesht dyshoj se jam i infektuar sepse gjithçka që kam lexuar e vërtetojnë simptomat që unë kam. Kështu që po, mendoj se patjetër jam i infektuar”, ka thënë Smith.
Këngëtari foli gjithashtu për mënyrën sesi motra e tij filloi të shfaqte të njëjtat simptoma, kështu që Sam bashkë me të u izoluan për tre javë për të mbrojtur familjen e tyre.
Të famshmit e prekur nga koronavirusi kanë qenë të shumtë dhe nuk kanë ngurruar të flasin për eksperiencën e tyre. Tom Hanks, princi Charles, Idris Elba apo Pink kanë qenë në mesin e tyre.
Klan Plus