Frikë në Kinë, shënohen sërish raste të reja
Kina ka raportuar katër raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Infektimet e reja vijnë nga provinca Jilin, në verilindje të vendit. Atje është regjistruar një vatër e re me infeksione lokale, çka ka rritur frikën për një valë të dytë dhe mundësia për masa të reja izolimi po rritet gjithnjë e më shumë.
Jilin kufizon me Rusinë dhe Korenë e Veriut. Kjo është arsyeja pse ka frikë se mund të ketë raste që janë importuar nga vende të tjera duke shkaktuar një shpërthim të ri.
Në Kinë janë 11 raste të reja asimptomatike me sëmundjen. Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë i numëron veçmas nga rastet me simptoma. Numri i të infektuarve në Kinë ka shkuar në 82 933 që prej fillimit të pandemisë, ndërsa 4 633 persona kanë humbur jetën./tvklan.al